Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Izrael. Klan News ka mësuar se fokusi i takimit me zyrtarët izraelitë do të jetë mbi sigurinë kibernetike dhe sulmet kibernetike iraniane ndaj vendit tonë.
Axhenda e kreut të qeverisë shqiptare parashikon takim me presidentin Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, liderin e opozitës Benjamin Netanyahu dhe kryetarin e Kuvendit Mickey Levi.
Ndërkohë kryeministri shoqërohet nga një pjesë e kabinetit qeveritar. Muajt e fundit vendi ynë është përballur me sulme të rënda kibernetike të cilat cenuan sigurinë kombëtare.
Klan News