Kryeministri Edi Rama ka uruar Vitin e Ri 2025 së bashku me Ismail Qemalin, përmes një video të prodhuar nga inteligjenca artificiale.
Kreu i qeverisë e ka shpërndarë videon në rrjetet sociale.
“Nga Ismail Beu dhe unë, e me urimin që 2025-a të ketë ardhur e mbarë për të gjithë ju, ju urojmë kudo jeni një ditë sa më të qetë”, ka shkruar Kryeministri Rama.