“Kinse-patriotët nuk duan të kuptojnë”
Kryeministri Rama foli sot për mungesën e një reagimi, për mundësinë e një dënimi nga FIFA ndaj Granit Xhakës, që festoi me bluzën e Jasharit fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë. Në konferencën për shtyp Rama tha se nuk dëshironte të përdorte Xhakën apo Shaqirin për politikë.
Sipas Ramës kështu “do t’i frynte zjarrit” të një nacionalizmi qesharak dhe të rrezikshëm. Pas kësaj deklarate në rrjetet sociale u sollën në vëmendje reagime të Ramës për ndeshjen e 2018-s kur Xhaka dhe Shaqiri festuan me shqiponjë.
Edhe për këtë Rama pati një përgjigje në Twitter.
“Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët dhe disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për shqiponjën e Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë psenë nuk kam se si i ndihmoj”, ishte reagimi i Ramës.
Tv Klan