Të mërkurën, më 13 Korrik, Kryeministri Edi Rama do të shkojë në selinë e NATO-s, në Bruksel.
Sipas axhendës së publikuar në faqen zyrtare të aleancës, kreu i qeverisë shqiptare do të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.
Pas takimit kokë më kokë, Stoltenbeg dhe Rama do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Vizita është paralajmëruar edhe më herët nga Kryeministri Rama. Mes tij dhe shefit të NATO-s veç diskutimit për situatën e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë dhe koordinimit të bashkëpunimit mes aleatëve, pritet të diskutohet edhe për një bazë të re të aleancës në Shqipëri.
Kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se në Bruksel do të diskutohet për propozimin e qeverisë shqiptare për krijimin e një baze ushtarake të NATO-s në portin e ri të Durrësit, në Porto Romano.