Kryeministri Rama pritet të udhëtojë të hënën drejt Brukselit ku do të zhvillojë një takim me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Europian, Charles Michel. Takimi do të zhvillohet një orën 12:30 dhe çështja kryesore e diskutimit do të jetë dialogu Kosovë-Serbi.
Në të njëjtën ditë, Kosova dhe Serbia do të diskutohet edhe në takimin e Ministrave të Jashtëm që do të mbahet në Luksemburg. Përfaqësuesi i lartë i BE Joseph Borrel do të raportojë për situatën ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe rrugën që do të ndiqet në ditët në vijim.
Edhe në samitin e liderëve të Europës që do të zhvillohet të enjten dhe të premten do të trajtohen tensionet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Klan News