Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë së Presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Në kuadër të kësaj vizite pritet që në Ankara të mbahet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Shqipëri-Turqi, nën drejtimin e Erdoganit dhe Ramës.
Në këtë mbledhje do të diskutohen aspektet e marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Turqisë si dhe hapat që do të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Rama dhe Erdogan do të diskutojnë edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe në arenën ndërkombëtare, si dy vende anëtare të NATO-s.
Në takimin dypalësh pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje./tvklan.al