Rama takohet me Sunak: Bashkojmë forcat për të luftuar grupet kriminale, të rrisim bashkëpunimin tonë

Kryeministri Rama është pritur nga homologu i tij britanik, Rishi Sunak në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri britanik ka mirëpirtur kryeministrin Rama duke theksuar se në fokus të takimit të tyre do të jetë çështja e emigracionit të paligjshëm.

Rishi Sunak: Është shumë i kënaqur që do të diskutojmë për çështjen kaq shumë të diskutueshme sa është çështja e emigracionit të paligjshëm në Britaninë e Madhe. Mezi kam pritur që të kem këtë bisedë të drejtpërdrejtë me ju. Për të gjitha këto dhe të tjera, jam shumë i nderuar që do të diskutojmë sot.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama i ka shprehur homoglut të tij britanik se do të bashkojnë forcat për të luftuar grupet kriminale, teksa ka thënë se komuniteti shqiptar nuk është ai për të cilin shkruhet, por që përfaqëson të tjera vlera. Rama ka siguruar Sunakun se do të ketë një përfshirje dhe bashkëpunim më të madh me Britaninë përsa i përket emigracionit të paligjshëm.

Edi Rama: Jam falenderues dhe i nderuar për këtë. Jam kryeministri i parë shqiptar që vij këtu. Ne do të bashkojmë forcat dhe jemi të bindur për të luftuar grupet kriminale dhe krimin e organizuar dhe gjithashtu të luftojmë që njerëzit e pafajshëm dhe ju falenderoj se është një mundësi që të theksojmë si gjithë britanikët nuk janë James Bondi, ashtu edhe shqiptarët nuk janë disa karaktere apo kriminelë dhe ato që po vijnë me varka nuk janë vetëm shqipëtarë, është një imazh i madh i asaj që ndodh në botë. Dua Lipa është një shqiptare që ka ardhur këtu dhe duam që të ju sigurojmë që komuniteti shqiptar nuk është ai për të cilin shkruhet, pra është një komunitetet që përfaqëson të tjera vlera. Ne kemi ardhur këtu që të rrisim bashkëpunimin tonë. Unë ju siguroj, ju jap garancinë për një përfshirje e bashkëpunim të madh./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share