Rama takohet me Stoltenberg

Kryeministri Edi Rama u takua këtë të mërkurë në selinë e NATO-s, me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg. Zyra e shtypit të Kryeministrisë ka shpërndarë pamjet e momentit të takimit mes Ramës dhe Stoltenberg.

Takimi është kërkuar nga kryeministri shqiptar, për të diskutuar mbi një bashkëfinancim të mundshëm të një aneksi ushtarak brenda portit të ri tregtar, në Porto Romano.

Projekti i qeverisë shqiptare parashikon që rreth 50 ha në këtë zonë t’i lihet kësaj baze ushtarake, ku është menduar dhe për ndërtimin e një kalate me sipërfaqe 800 m linear dhe thellësi 13 metra, ku të mundësohet ankorimi dhe i luftanijeve të mëdha të forcave të NATO-s.

Në orën 13:30 pritet që Rama e Stoltenberg të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share