Rama: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shumë se sa fqinj

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, Kryeministri Edi Rama i konsideron të mira dhe dy vendet janë më shumë se sa fqinj mes tyre.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun malazez Abazoviç, Kryeministri Rama tha se dy shtetet kanë potencial akoma më të madh për bashkëpunim mes tyre.

“Kemi ndjerë ngrohtësinë e mikpritjes. Dua ta përsëris atë që thashë gjatë mbledhjes se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shmë se sa fqinj dhe mund të bëjmë shumë më tepër se ç’kanë bërë deri më sot. Takohemi në një moment shumë sfidues për Europën dhe vendet tona, dhe në këtë kontekst vlera e kësaj ngrohtësie dhe vëllazërie në fqinjësi bëhet edhe më e madhe. Kemi qenë së bashku kemi vizituar Kievin dhe Presidentit Zelensky në respekt të mandatin tonë si Kryeministra të dy vendeve që janë të rreshtuar në krah të Ukrainës, të dy vendeve që janë të linjëzuara dhe si vizita jonë në Kiev, si përpjekjet tona të përbashkëta në të gjitha këto fronte janë themeli i një marrëdhënien që ka një potencial të jashtëzkaonshëm për t’u thelluar dhe fuqizuar më shumë.

E vërteta është që vitin e kaluar krahasimisht me të këqijat e përbashkëta të një lufte e cila ka nisur jo thjesht për të copëtuar Ukrainën por për të gjunjëzuar Europën përmes kthimit të energjisë në armë dhe nxitjes eksponenciale të inflacionit, kemi përjetuar edhe disa momente shumë të mira në aspektin e ecurisë sonë drejt integrimit të plotë në BE. Kemi parë se si BE është bërë më e hapur dhe më i ndjeshëm gjeopolitikisht ndaj rajonit, kemi parë se si më në fund Kosova mori një datë për liberalizimin e vizave, se si Bosnjës ju dha statusi kandidat, kemi parë se BE u spostua jashtë kufijve të BE për të mbajtur një samit në Tiranë.

Të gjitha këto janë pozitive por BE është korsi e përbashkët shpejtësia e të cilës lidhet pandashmërisht me korsinë e bashkëpunimit rajonal. Në këtë pikë Shqipëria dhe Mali i Zi janë të angazhuara. Dëshiroj ta falenderoj Kryeministrin për angazhimin e tij për gjithë këtë proces, ashtu sikundër dëshiroj ta falenderoj edhe për shprehjen e dëshirës për të organizuar një samit të Ballkanit të Hapur në Qershor këtu në Malin e Zi.

Procesi i Berlinit do ketë samitin e vet në Tiranë në fillim të Vjeshtës, data për t’u përcaktuar në Berlin në takimin që do kem të së shpejti me Kancelarin Scholz”, u shpreh Rama.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share