Kryeministri Edi Rama ndodhet në Ohër aty ku ditën e sotme u zhvillua samiti në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.
Kreu i qeverisë shqiptare ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto me dy politikanë të rëndësishëm me origjinë shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Bëhet fjalë për liderin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Rama e shoqëroi këtë foto me një mbishkrim të thjeshtë, por domethënës. “Vëllezër të hapur”, shkroi ai në gjuhën angleze.
Ditën e sotme në kuadër të nismës Ballkani i Hapur u nënshkruan një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, bujqësisë, arsimit etj./tvklan.al