Rama: SHBA-ja po ndikon në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është gëzuar lajmit për mbërritjen e helikopterëve të parë Black Hawk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë, raporton Klan Kosova.

“Kanë mbërritur helikopterët e parë Black Hawk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, ShBA duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë”, ka shkruar Edi Rama.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share