“Jo më financim për studentët që nuk kthehen në Shqipëri”
Kryeministri Rama bën përgjegjëse mediat, të cilat sipas tij por japin një realitet të ndryshëm nga ajo që po ndodh në të vërtetë me protestën e pedagogëve. Edhe në një postim në Tëitter dhe në takimin e pasdites me studentët ekselentë, kreu i qeverisë deklaron se po paraqesin si masive protestën e një pakice pedagogësh, nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre. Madje, sipas tij qeveria nuk ka asnjë plan për të bërë një veting për pedagogët, rrogat e të cilëve nuk do të preken teë paktën jo derisa të jenë rritur pensionet dhe të dilet nga kriza energjitike.
“Po të shikoni ato ekranet, universiteti nuk bën mësim. Në universitet ka një tenxhere të madhe që vlon, pedagoget janë në bojkot, studentët s’marrin mësim. Po të shkoni nëpër universitete është ndryshe. Ka disa pedagogë që janë në drejtim të paditur dhe ka një pjesë tjetër që është pjesa më e madhe që vazhdojnë bëjnë mësim normalisht.”
Përpara se t’ju shpërndante personalisht 123 maturantëve ekselentë nga i gjithë vendi medaljet e arit, Rama lajmëroi për politikën e re që do të ndiqet për mbështetjen e tyre. Skema parashikon që mos të financohen më bursa për ata që do të studiojnë jashtë.
“Të firmosësh një marrëveshje me shtetin tënd për t’i marrë para nga taksat një numri të madh prindërish dhe të thuash “Unë do shkoj të studioj dhe pastaj do kthehem këtu” dhe jo vetëm të mos kthehesh por as të mos kujtohesh të bësh një letër dhe të vihesh në dispozicion, në një mënyrë ose në një tjetër, duke thënë “E kam të pamundur të kthehem sepse më erdhi Steve Jobs dhe më mori në punë por jam në dispozicion”. Kjo është shumë, shumë e tepërt dhe boll.”
Masa e mbështetjes mujore do të jetë e barabartë me një page minimale.
“Ne nuk do financojmë më studime jashtë por do financojmë UFO-t këtu, pra, ata si ju apo të tjerë, kuptohet më të gjitha ato kritere dhe do bëjmë një financim të konsiderueshëm duke mos dhënë një bursë por një pagë, një pagë minimale natyrisht, por një pagë, për çdo student që është i këtij niveli.”
Shpjegon mekanizimin për t’i mbajtur të paktën tre vite pune në Shqipëri të diplomuarit në mjekësi.
“Tek mjekësia, tek ato që janë degët prioritare do të fokusohemi dhe nga 20 në vit, me këtë sistem që kemi zgjedhur ne do të financojmë mes 200 dhe 400, në varësi se nuk i parashikojmë ne, në varësi nga numri që kemi dhe duke parë dhe mesataren sesi ka qenë, midis 200 dhe 400 ne do japim një pagë për çdonjërin por ama askush që do hyjë në këtë sistem nuk do ta marrë diplomën përpara 3 vjetësh. Që do të thotë, je mjek, do të financojmë, do punosh 3 vjet mjek, patjetër, këtu dhe pastaj do marrësh diplomën me të gjitha nderimet e nevojshme dhe je i lirë të rrish këtu apo të shkosh jashtë, pa problem.”
Tv Klan