Përpara nisjes së protestës së opozitës, Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar një video duke punuar me një skulpturë.
Këtë postim, kreu i qeverisë e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thot jo, sapo u hap një rrugë e re”.
Nga video e publikuar, duket se Rama nuk do të jetë në zyrë gjatë protestës, por ndodhet në ambientet e shtëpisë. /tvklan.al