I pranishëm sot në Kongresin e Shëndetësisë, Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar se që nga data 30 Prill e këtij viti mjekët specialistë do të paguhen 50 mijë lekë të reja më shumë.
“I kemi rritur me 63% pagat që nga 2013 dhe kjo nuk mjafton sepse ndërkohë që gara bëhet më e madhe ne na dikton të shpejtojmë, jeta është ajo që ndodh kur ne jemi duke bërë plane të tjera dhe autonomia spitalore është një mekanizëm i ri që do të krijojë mundësi për paga më të mira, por jo të barabarta, Autonomia do t’ju rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, ata që bëjnë më shumë operacione e vizita. Në këtët Prill, jo në 1, por në 30 Prill mjekët specialistë do kenë 50 mijë lekë të reja plus, janë 6 mijë dollarë në vit me aritmetikën time.”
Rama theksoi se qeveria po punon për një pagë më dinjitoze për bluzat e bardha, kushte më të mira pune dhe investim në formimin dhe shkollimin e atyre që studiojnë për mjekësi.
Kryeministri tha po ashtu se ndërkohë edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët, qeveria po përgatit rritje proporcionale me atë mjekëve specialistë.
“Ndërkohë që do të mbajmë zotimin për rritje 7 përqind të pagës për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët, shpresoj që mjekët specialistë mos na kërkojnë dhe 7 përqind mbi 50 mijë lekëshin. Edhe mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve u them se ne po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë. Besoj shumë që në hyrje të 2024 do të kemi edhe për mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët një rritje të ngjashme. Dhe më në fund, nëse në Prill, ne me pagën e mjekëve specialistë, ngjitemi lart në pagat e rajonit dhe faktikisht barazohemi me Serbinë, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me pagat e tjera, pa diskutim brenda këtij mandati, por kjo është lufta ime dhe e Ogertës, me Ministren e Financave, mundësisht duke filluar nga 2024”, u shpreh kreu i ekzekutivit.
Fjala e plotë e Ramës:
Falenderoj të gjitha bluzat e bardha për mundin, përkushtimin dhe rezultatet e arritura në një fushë që çdo ditë ju përball me domosdoshmërinë pë rtë garantuar shëndetin dhe jetën e njerëzve tanë. Është gjëja më e rëndësishme, kapitali njerëzor dhe unë dua të flas vetëm për këtë. Kemi të gjitha arsyet të themi se kemi një kapital njerëzor në fushën e shëndetësisë shumë më të qëndrueshëm dhe padiskutim shumë më garanci për të sotmen dhe të nesërmen. Faktikisht kur një garë ndërkombëtare ka hyrë në një fazë shumë të ethshme, kapitali njerëzor në funksion të shëndetit bëhet më sfiduese për ne të jemi konkurrues në këtë sfidë të përgjithshme sepse të gjitha vendet kanë hyrë në një fazë ku nevoja për të siguruar personel shëndetësor po bëhet gjithnjë e më therëse edhe si rezultat i plakjes së popullsive dhe i rritjes së kujdesit shëndetësor e social. Jemi të detyruar të shtyjmë shumë më me forcë përpara, flas për politikëbërësit në funksion të garantimit të këtij kapitali. Ka nevojë për arsimim, punësim sipas meritës, kushte pune dhe pagë dinjitoze.
Nëse marim arsimimin kemi ecur pozitivisht, sot kemi një sistem të arsimimit të bluzave te bardha që e ka marrë vulën e cilësisë nga fakti që të arsimuarit në vendin tonë mirëpriten krahëhapur edhe në vendet më të zhvilluara, është shumë e qartë që edhe puna e bërë atje nga mjekët dhe infermierët ka krijuar një reputacion pozitiv, kjo është në nderin e tyre po edhe një problem më shumë për ne. Kemi arsye të jemi krenarë për punën e UMT-së, duke filluar nga provimet e deri te specializimet. Jemi para një problemi që duhet ta zgjidhim në mënyrë të ndershme. Arsyeja pse shtetet investojnë për ta bërë sa më të lehtë procesin e studimeve të mjekëve e infermierëve është për të garantuar cilësinë e punës, nevoja dhe detyrimi për të dhënë një shërbim cilësor njësoj si kudo tjetër nuk mund të vihet në diskutim, të paguajmë 15 nga 16 pjesë të financimit të studimit të një mjeku. Pra, sot studentët e mjekësisë paguajnnë 1/16 e kostos reale dhe këtë gjë shteti e bën duke marrë në konsideratë një sërë faktorësh ama taksapaguesit shqiptarë nuk pagujanë për këtë.
Pas diplomimit, ata ikin dhe shërbejnë në Gjermani, shteti shqiptar nuk financon shërbimet për shtetin gjerman. Nga ana tjetër është aspekti i edukimit, nuk mjafton të kesh një shkollë për t’u konsideruar një mjek, por duhet dhe aspekti praktik, jo asaj profesionale, por asaj që fakton njeriun, misionarin sepse profesioni juaj nuk është si gjithë të tjerët dhe në këtë aspekt ka nevojë për reflektim. Pastaj vjen pozicioni i punës sipas meritës. Bashkë me rektorin dhe Universitetin, ministria e Arsimit po përgatit një formulë të re për ta thelluar meritokracinë për t’ju dhënë një shans ekstra, po kështu për specializimet, pas mbylljes absurde të katër viteve që unë se kam marrë vesh nga buroi, specializimet sot në mjekësi janë pa asnjë kontestim.
335 mjekë janë punësuar vitin e fundit, 950 infermierë teknikë të shkencave mjekësore po ashtu duke kaluar në një kanal punësimi terësisht transparent me mbi 5500 mjekë prej tre vitesh që janë futur në sistem në vendin e tyre.
Shumë e rëndësishme është dhe pjesa e kushteve, një nga arsyet që e mban ose e lëshon një profesionist në një punë që lidhet me aparatura, logjistikë dhe mjete. Sot, kushtet e punës duke nisur nga qendra spitalore “Nënë Tereza” deri te qindra qendra shëndetësore në vend janë më të mira si dhe janë plotësisht si ato në vendet e zhvilluara të Eurppës dhe të gjitha këto lidhen tek paga. Gjithkush nga ju ka të drejtë të thotë që gjermani është gjerman dhe ne jemi shumë mbrapa.
I kemi rritur pagat me 63% që nga 2013 dhe kjo nuk mjafton sepse ndërkohë që gara bëhet më e madhe ne na dikton të shpejtojmë, jeta është ajo që ndodh kur ne jemi duke bërë plane të tjera dhe autonomia spitalore është një mekanizëm i ri që do të krijojë mundësi për paga më të mira, por jo të barabarta, Autonomia do t’ju rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, ata që bëjnë më shumë operacione e vizita. Në këtët Prill, jo në 1, por në 30 Prill mjekët specialistë do kenë 50 mijë lekë të reja plus, janë 6 mijë dollarë në vit me aritmetikën time./tvklan.al