Rama publikon ndryshimet në qeveri, kush do të jenë ministrat e rinj

Kryeministri Edi Rama bëri me dije gjatë Asamblesë Kombëtare ndryshimet e reja në qeveri.

Ministër i Financave dhe Ekonomisë do të jetë Ervin Mete. Igli Hasani do të jetë Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ogerta Manastirliu do të jetë ministre për Arsimin dhe Sportet. Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë Anila Denaj.

Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të jetë Albana Koçiu. Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

Ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor do ta mbulojë Arbjan Mazniku./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share