Rama: Protesta e opozitës, për pushtet

Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjatë një konference për shtyp protestën e opozitës më 12 Nëntor. Kreu i qeverisë tha se kjo është një protestë partish për pushtet.

Sipas tij ajo gatuhet nga i njëjti kuzhinier prej 30 vitesh, “non grata”.

“Sa i përket protestës, çfarë proteste më flisni, për cilët qytetarë më flisni? Për një protestë partish? Një “non gratë” dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre? Mund ta bëjnë sa herë të duan, kjo nuk ka lidhje me popullin, nuk ka lidhje me qytetarët e shqetësuar. Kjo është një protestë partish për pushtet. Për të prishur e për të marrë. Me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë këtu që u deshën të punonin punëtorët natën për ta larë. Kaq. Se kështu është ndarë kjo punë, ata bëj pis e ne pastro. Çfarë proteste? As nuk di sa ishin, as nuk kam parë dhe as nuk më intereson. Mund ta bëjnë çdo ditë po të duan, është një çorbë që e kemi parë prej 30 vjetësh, që e gatuan i njëjti kuzhinier, “non grata”. Mua më vjen keq për ata që pavarësisht se janë militantë harrojnë që po shkojnë pas disave që paguhen nga të huajt për të bërë dëm në këtë vend. Ky është fakt. Sa i përket investitorëve këtë gjë duhet me e pasur parasysh që të gjithë se nuk shqetësohen investitorët se një “non grata” bën një protestë, por nuk mund të ngrihet e të ulet një nga investitorët më të rëndësishëm të Lindjes së Mesme, një personalitet i ekonomisë globale, sikur është një person që ka ardhur t’i japë fytyrën një konspiracioni pasi fshihet fut e bje aty brenda. Si mund të jetë kjo kështu? Në marrëveshjen e parë ku shteti shqiptar është ortak. Shtetit. Pse? Ka ardhur dhe më përpara ai këtu, kanë ardhur më përpara dhe të tjerë. Po kanë ikur me vrap, sepse nuk iu kanë kërkuar aksione për shtetin, iu kanë kërkuar përqindje për veten. Janë 33% pjesëmarrje e shtetit aty. Çfarë flasim? Është shteti ortak. Po të ishte me të tjerë nga mbrapa, siç janë mësuar të bëjnë ata që akuzojnë se i dinë mirë… i dinë mirë edhe off shoret, edhe aksionet e fshehura i dinë mirë, të gjitha i dinë mirë se i kanë bërë vetë dhe do t’i shikoni që i kanë bërë vet. Dhe ku unë ju them do t’i shikoni di se çfarë flas. Është mirë që mos prisni që t’i shikoni për të ndarë shapin nga sheqeri dhe për të thënë që çdo akuzë duhet të jetë e mbështetur në fakte”, u shpreh Rama./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share