Në Tiranë sot do të jenë liderët e Ballkanit Perëndimor në një vizitë informale ku do të priten nga Kryeministri Edi Rama.
Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim.
Por Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim.
Kështu, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, Borjana Kristo, si dhe Komisioneri për Zgjerimin e Komisionit Europian, Varheyly do të drekojnë së bashku me Ramën në Vilën 30, mesditën e së hënës, në një takim informal ku do të diskutohet për Procesin e Berlinit.
Mbledhja e radhës e nismës së Angela Merkelit, ndërmarrë në 2014, do të zhvillohet në mesin e Tetorit në Tiranë, ndaj Kryeministri Rama ka vendosur të diskutojë paraprakisht me të gjithë vendet që janë pjesë e iniciativës të Procesit të Berlinit mbi projektet konkretet rajonale që duhet të shtyjnë përpara.
Në kuadër të këtij procesi, javën e kaluar Kryeministri Edi Rama ndërmorri një tur në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. /tvklan.al