Rama pret në Kryeministri boksierin Florian Marku

Rama: Nuk do jem në ndeshje, por ftoj gjithë shqiptarët të mbështesin Markun

Pas Luiza Gegës, Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri një tjetër figurë të rëndësishme të sportit shqiptar, boksierin Florian Markun që synon t’i japë Shqipërisë një tjetër fitore.

Kryeministri tha se nuk do të jetë në ndeshjen e 25 Gushtit, por i ftoi të gjithë që të shkojnë për të mbështetur boksierin shqiptar.

Edi Rama: Të jeni në 25 Gusht,sepse unë nuk jam për shkak se nuk jam as fizikisht këtu, por duhet të shkoni të mbështesni Florianin, ka një WBC me një meksikan. Florian Marku me meksikanin, o me Florianin o me meksikanin tani nuk ka rrugë të mesme

Boksieri shqiptar takoi edhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Erion Veliaj: Kush ka mundësi biletat i shesim te stadiumi do të hapen dyert që në orën 5:00, për tu siguruar që çdo kush zë vendin e vetë, për të pasur një ndeshje fantastike të Flor Markut, për të ruajtur titullin botëror.  Por mbi të gjitha, ashtu siç po flisnim me Florin për të dhënë një shembull sidomos për çunat e rinj.

WBC është titulli i dytë që Florian Marku kërkon ti shtojë brezit të tij dhe siguron që nuk do ta humbasë rastin para tifozëve kuqezinjtë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share