Rama për Kosovën: Kur i bën naze marrëveshjes së Fuqive të Mëdha, tjetra nuk është dhe aq e mirë

Kryeministri Edi Rama ka këshilluar Kosovën që të mos e refuzojnë paketën e Francës dhe Gjermanisë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në konferencën për shtyp, Kryeministri tha se pas marrëveshjes së parë, e dyta që ofrohet nga Fuqitë e Mëdha nuk do të jetë dhe aq e mirë.https://www.youtube.com/embed/ThBPN7J8uSc

“Unë nuk e kam çuar atë draft te Putini. E kam çuar atë draft te dy njerëzit që i kanë bërë gati Kosovës dhuratën më të madhe të mundshme. Plani franko-gjerman është gjëja më e bukur e mundshme që mund të shkruajnë politikanët. Kosova e ka në tavolinë. Tani mua më ka mësuar edhe historia por edhe jeta që kur i bën shumë naze një marrëveshje që ta vënë në tavolinë Fuqitë e Mëdha, marrëveshja atëherë nuk është më aq e mirë dhe marrëveshja tjetër nuk është më aq e mirë. Nëse kujtesa ime nuk bën tani reng, fqinjëve tanë të mirë maqedonas ju vu dikur në tavolinë një marrëveshje që të pranonin që emri i vendit të mos ishte i njëjti brenda me jashtë. Nuk e pranuan. Tani e kanë të njëjtin brenda dhe jashtë dhe është marrëveshje e Greqisë me bashkësinë europiane, marrëveshje të tjera. Ajo që vjen më mbrapa pasi ti i lodh Fuqitë e Mëdha duke bërë naze është më e keqe. Ne nuk i ndryshojmë dot raportin e fuqive. Thonë që nata sjell këshilla të mira. Shpresoj suhmë që diçka të ndryshojë, nuk jam optimist, por shpresoj që të kemi mundësi t’i shfrytëzojmë për të dalë nga ky qorrsokak”. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share