Rama për asociacionin: Ata që s’duan të dëgjojnë jetojnë me komunizmin në kokë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dërguar një mesazh drejt Qeverisë së Kosovës, për çështjen e draft-statutit të asociacionit.

Sipas tij, ata që s’duan të dëgjojnë mbi propozimin e tij, nuk e kanë larguar komunizmin nga koka, transmeton klankosova.tv.

”Atyre që e kanë kundërshtuar pa ditur edhe përmbajtjen duke thënë se nuk e presin dhe as nuk dua të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria pasi sipas tyre secila nga të dyja palët duhet ta bëjë vetë sipas mendjes së vet unë ju them dy gjëra”.

”Së pari ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha dhe jo çfarë tha, dhe së dyti mire ata vendosin për veten, por ky rajon nuk është vetëm i atyre por është edhe joni”, ka deklaruar Rama në ceremoninë e 32 vjetorit të PS-së.

Kujtojmë që kur është pyetur për këtë propozim për asociacionin, prezantuar nga Edi Rama, kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të komentojë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share