Rama: Nuk do të ndalemi së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës.

“Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty”, shkruan Rama në Facebook.

Ai ka shpërndarë një pjesë nga fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku kërkon që të pranohet kërkesa e Shqipërisë për të pasur një tjetër raport dhe për të mos akuzuar pa prova ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët ende sot janë prapa hekurave dhe po gjykohen në Hagë.

“Dhe nuk mundet të mos ndaj një shembull të tmerrshëm. Në vitin 2011 Asambleja Parlamentare e KiE miratoi një raport përpiluar nga Dick Marty ku akuzohej UÇK për krimin e neveritshëm të trafikimit të organeve. Martyn duhej të ishte paguar si tregimtar, por kurrë të besohej. Raporti i tij ishte tronditës. U shndërrua në faktorin kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së Dhomave të Specializuar të gjykatës për Kosovën. Çdo përpjekje hetimore u bë gjatë këtyre 11 viteve të gjata për t’i vërtetuar këto akuza, por më kot. Asgjë. Asnjë grim prove a treguesi nuk u gjend askund që kishte të bënte me trafikimin e pretenduar të organeve. E megjithatë, Dhomat e Specializuara kanë arrestuar pa padi Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ne mendojmë dhe shpresojnë që Asambleja e OKB do të nderojë të vërtetën dhe pranojë kërkesën e Shqipërisë për ta pasur raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë, të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama në Asamble./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share