Rama: Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj

Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri i vendit Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

Kryeministri i vendit Rama shkruan se e-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive.

“E-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive. Hapat e thjeshtë të aplikimit në e-Albania në 30 ditët e ardhshme mundësojnë një proces të shpejtë e transparent për aksesin në këtë program të ri”, shkruan kryeministri i vendit Rama./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share