Rama nga Brukseli: Kalova traumë për shkak të BE-së, tani jam në periudhën post-traumatike

Nga Brukseli në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian për Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur se tanimë po përjeton periudhën post-traumatike. Për këtë të fundit, Rama thotë se ndoshta të bën më shumë optimist nga se duhet në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Edi Rama: Unë nuk fola për premtime boshe, por kalova një traumë për shkak të Bashkimit Europian. Kalova një traumë të thellë sepse nuk e përcaktoja dot se si këto premtime që përmendi zonja nuk ishin bosh. Si mund të shkonte kjo me refuzimin për të folur me ne? Ajo që thashë unë ishte flisni me ne dhe mund të keni diskutime më të gjata me ne, por do të martoheshim në fund. Dua të bëjmë fëmijë bashkë, por nuk mund të flasim ju – nuk e di si mund të ndodhë kjo. Kur nisën bisedimet e anëtarësimit, trauma ime përfundoi, tani jam në periudhën post-traumatike që ndoshta më bën më optimist seç duhet. Ka marrë fund ky proces i premtimeve të bëra dhe pamundësisë për të folur. Kjo ishte ajo pjesa bosh, nëse mund ta them këtë. Nisma e sotme është thjeshtë të jesh në vend ku do të zhvillohet dasma, jemi të gjithë këtu së bashku dhe dikur do ta na sjellin atje. Duhet ta nisim nga diku dhe dasma të bëhet kur të bëhet. /tvklan.al

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share