Rama nesër vizitë në Gjermani, zbardhet programi

Konferencë të përbashkët me kancelarin Olaf Scholz

Kryeministri Rama të martën (7 Mars) do të zhvilloje njëvizitë zyrtare në Gjermani, në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

Rol të cilin Kryeministri Rama e mori në Samitin e Procesit të Berlinit më 3 Nëntor 2022.Ai pritet te zhvillojë një takim me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, me fokus koordinimin në kuadrin e kryesimit të Procesit të Berlinit nga Shqipëria, Pas takimit mes tyre, do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri Rama do të takohet ndër të tjera me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, ndërsa do të vizitojë edhe Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çdo vit mirëpret rreth 10 000 ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone, mes të cilave do të jetë edhe stenda shqiptare.

Programi:

11:15 – Takim tete-a-tete me Olaf Scholz, Kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë

12:30 – Konferencë e përbashkët shtypi e Kryeministrit dhe Kancelarit
Gjuha: shqip

13:30 – Takim me z. Zurab Pololikashvili, Sekretar i Përgjithshëm i UNTWO

15:30 – Deklaratë për shtyp e Kryeministrit
Gjuha: shqip

16:30 – Vizitë në stendat e sektorit privat në panair

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share