Rama: Nëse muxhahedinët duan luftë, të ikin

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për tensionet e krijuara në kampin e muxhahedinëve iranianë në Manzë të Durrësit pas aksionit të policisë.

Në një intervistë të dhënë për gazetën gjermane “Der Shpigel”, Rama thotë se ata nuk mund ta përdorin vendin tonë si llogore për luftën e tyre. Mes të tjerash, kryeministri Rama tha se muxhehedinët e MEK kanë shkelur marrëveshjen e bërë.

“E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria. MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur, por me kusht që mos ta përdorin Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje.”

Rama u shpreh për gazetën gjermane “Der Shpigel” se Shqipëria nuk ka synim të jetë në luftë me regjimin iranian dhe se nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share