Në fokus bashkëpunimi dhe projektet e përbashkëta
Kryeministri Rama ka ndërprerë pushimet për t’ju përgjigjur ftesës së presidentit Erdogan për t’u bërë pjesë e ceremonisë zyrtare të Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku do të përfshihet dhe skuadra olimpike shqiptare.
Ajo që zbulon është fakti që do të diskutohet mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit. E në fakt Turqia ka dhënë mbështetjen e saj financiare për disa projekte të rëndësishme veç zonës së pallateve në Laç, një prej të cilave është dhe Xhamia e Namazgjasë.
Kjo e fundit ka përfunduar dhe është folur disa herë për data të ndryshme të inaugurimit të saj ku prezent do të ishte dhe vetë presidenti Erdogan, por është shtyrë pa u bërë të qarta arsyet e vërteta.
Në vizitën e tij të fundit në Tiranë në 17 Janar presidenti turk përveçse shprehu zhgënjimin që Shqipëria nuk ka marrë hapa konkretë kundër eksponentëve të strukturuar të FETO-s kërkoi që kjo sjellje të mos errësonte marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve.
Nuk dihet nëse dhe kjo çështje do të preket në takimin e rëndësishëm që kryeministri thotë se do të zhvillojë këto dite në Ankara.
Tv Klan