Rama në Bosnje-Hercegovinë: Po përgatisim hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Sarajevë

Shqipëria do të hapë së shpejti ambasadë në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama në Sarajeë gjatë konferencës së shtypit me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo.

“Dëshirojmë t’i forcojmë marrëveshjet me Bosnje-Hercegovinën dhe jemi duke përgatitur hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Sarajevë. Në Bosnje Hercegovinë jeton një komunitet shqiptar dhe mua më vjen mirë të them që komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësore, kulturore, fetare që janë të garantuara në Kushtetutë në ligjin e minoriteteve të Republikës së Shqipërisë”.

Rama foli edhe lëvizjen e lirë vetëm me kartë identiteti mes vendeve të Ballkanit, gjë të cilën Bosnje-Hercegovina nuk e aplikon për shqiptarët e Kosovës.

“Nuk është sekret që Shqipëria mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe vende të tjera dhe unë ja thashë dhe Kryeministrit që jemi shumë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit dhe marrëveshja për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës të mundësohet sepse është e pakuptimtë që ne të kemi problematika të kësaj natyre, ndërkohë që politika duhet t’ju shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim.Unë dëshiroj të besoj që ashtu sikundër vetë Serbia i ka firmosur ato marrëveshje, edhe Bosnje-Hercegovina do ta bëjë këtë gjë”, u shpreh Kryeministri Rama.

Sa i përket samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, Kryeministri Edi Rama theksoi se 6 vendet e Ballkanit do të kërkojnë që të marrin më shumë mbështetje financiare nga Bashkimi Europian.

“Nga ana tjetër, erdha këtu pata informuar Kryeministren për çka ne duam të bëjmë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë në muajin Tetor dhe se si ne dëshirojmë që të ndërtojmë një qëndrim të përbashkët të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për ta shfrytëzuar samitin e Tiranës ku të marri jetë edhe plani i një financimi të ri dhe një mbështetje të re ekonomike nga ana e BE për këto 6 vende. Nga dita e parë e çeljes së negociatave me BE, e kemi nisur këtë përpjekje dhe na vjen shumë mirë që në nivelin e KE ka një ndjeshmëri dhe ka dhe një proces që është lajmëruar nga Presidentja Von der Leyen lidhur me një mbështetje të re të Bashkimit Europian ndaj Ballkanit Perëndimor. Mirëkuptojmë mbështetjen që BE i jep Ukrainës, por nga ana tjetër është e domosdoshme që në raport me Ballkanin Perëndimor të ndërtohet një qasje e re”, theksoi Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share