Gjatë qëndrimit të tij në Abu Dhabi, Kryeministri Edi Rama është pritur nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara, me të cilin kanë biseduar për projekte strategjike.
Kreu i qeverisë shqiptare, në një postim në Facebook, ka bërë me dije se me Presidentin e Emirateve diskutuan për projekte në fushën e energjisë, turizmit, tregtisë së lirë etj.
“I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregëtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Abu Dhabi ku një ditë më parë mori pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale.