Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë menjëherë fjalën sapo në sallën e Kuvendit kanë hyrë disa fëmijë për të parë punimet e parlamentit.
“Çfarë janë ata kalamaj? Në qoftë se ata janë fëmijë, atëherë ne kemi detyrën të respektojmë ata. Unë personalisht do të ndaloj tani fjalën sepse hynë disa fëmijë atje dhe është mirë të respektohen ata fëmijët. Fëmijë i pashë, por thashë se mos për shembull kanë hyrë gabimisht. Nëse kanë ardhur për të na ndjekur ne, ne duhet të ndjekim ata. Po e ndërpres këtu dhe do ta vazhdoj kur të dalin fëmijët”, u shpreh Rama, i cili në ato momente po hidhte akuza ndaj opozitës që sa herë kanë kriza brenda vetes, përdorin historinë me rezoluta për Kosovën.
Por pasi u ul në karrigen e tij, kreu i qeverisë nuk la pas batutat teksa i prezantoi fëmijët me disa deputetë.
“Xhaxhi Fatmiri po flet, është ai atje në fund. Keni edhe xhaxhi Lulin aty. Erdhi dhe gogoli, dilni këtej tashi t’jua tregoj se kush është”, u shpreh Rama./tvklan.al