Rama mesazh për marrjen e presidencës së KS në OKB

“DREJTESIA DHE PAQJA ECIN PERKRAH, PLOTESISHT TE ANGAZHUAR NE KETE DREJTIM”

Nga sot Shqiperia merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të Sgurimit në OKB, të cilën do ta mbajë deri në fund të muajit qershor. Në një mesazh nga Nju Jorku, kryeministri Rama tha se Shqipëria është plotësisht e angazhuar që drejtësia dhe paqja në botë të ecin krah për krah.

Shqipëria do të mbajë për 30 ditë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Një ditë para se të drejtojë seancën e parë, Kryeministri Rama foli nga Nju Jorku për prioritetet e presidencës shqiptare.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka sfiduar sigurinë europiane dhe ka tronditur rendin botëror bazuar në rregulla. Ne nuk mundemi e nuk duhet të mësohemi me pandëshkueshmërinë.

Është urgjente të veprojmë, tani, për viktimat e panumërta të konflikteve të pakuptimta, por edhe për ne, të gjithë, për atë çka besojmë, për atë çka na bën bashkë, për të mbrojtur ligjin, për të ruajtur veprimin shumëpalësh.

Të gjithë ne kemi një rol për të luajtur, pjesën tonë për të përmbushur.

Seanca e parë që do të mbahet më 2 qershor do t’i kushtohet llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare, jo vetëm në Ukrainë.

“ngjarja e parë përfaqësuese e Shqipërisë në presidencën e saj të parë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të kem nderin të kryesoj më 2 qershor, i kushtohet “Forcimit të llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare”. Kombet e Bashkuara nuk kanë vlerë më të lartë për të promovuar sesa drejtësia dhe sundimi i ligjit. Shqipëria e promovon atë kombëtarisht dhe e mbron ndërkombëtarisht.

Kreu i qeverisë shqiptare ka edhe një premtim në nisje të kësaj detyre të rëndësishme në rang global

Drejtësia dhe paqja ecin krah për krah dhe Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në këtë drejtim.

Jemi të privilegjuar që u japim zë bindjeve tona e do ta drejtojmë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me të gjithë vullnetin e pasionin tonë për ato çka besojmë fort.

Kreu i qeverisë, shoqëruar edhe nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka u takuan në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres si dhe me Linda Thomas Greenfield, Ambasadoren e SHBA në OKB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share