Rama: Me “Kaizer” ikën një pjesë e bukur e fëmijërisë tonë

“Shuhet një tjetër legjendë e sportit më të dashur në botë”

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama e cilëson Franz Beckenbauer si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes ku ngriti Kupën e Botës.

“E më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanshaft-it, e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër kupe të botës. Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit”, shkruan Rama.

 

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share