Rama mbron Hashim Thaçin para KiE

epa08516638 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci (L) welcomes Prime Minister of Albania Edi Rama (R) in Pristina, Kosovo 29 June 2020. According to media reports, the Specialist Prosecutor’s Office (SPO) in The Hague on 24 June 2020 filed a ten-count indictment with the Kosovo Specialist Chambers (KSC) against Thaci, on charges of alleged ‘crimes against humanity and war crimes, including murder, enforced disappearance of persons, persecution, and torture.’ EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ
KRYEMINISTRI KËRKON KORRIGJIMIN E RAPORTIT TË DICK MARTY-T
Kryeministri Rama ngriti zërin në Islandë në mbrojtje të ish presidentit kosovar Hashim Thaci përpara lidereve të 45 shteteve të tjera anëtare të Këshillit të Evropës. Rama kërkoi nga kjo organizatë që të tërheqë mbrapsht raportin e Dick Marty-t e u miratuar me 25 janar 2011 ku denoncohej trafiku i organeve nga UCK-ja.
Në fjalën e në samitin e liderëve të Këshillit të Europës në Islandë kryeministri Rama vendosi nje paralelës mes Presidentit Zelensky dhe Presidentit Thaçi të dy të akuzuar sipas tij në kohë të ndryshme pa fakte për trafikun e organeve.
“Si shqiptar është e pamundur që të shmang heqjen e paraleles mes Ukrainës dhe  presidentit Zelensky dhe Kosovës e presidentit Thaci. Dua t`ju rikujtoj se padrejtesia që i është bërë luftës clirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit të saj, Hashim Thaçi nisi saktësisht në Këshillin e Europës nën ndikimin dashakeq të ish-anëtarit të asaj kohe të këtij Këshilli, Federatës Ruse. Kur dëgjova propagandën e Kremlinit të flasë për trafikimin e organeve njerëzore nga neonazistët në Donbas, mu duk sikur pashë Presidentin Zelensky 10 vjet më vonë, gjykuar nga një gjykatë e veçantë ngritur mbi të njëjtat akuza absurde”, tha Edi Rama.
Kryeministri tha se “Presidenti i Kosovës, ose si Joe Biden iu referua ‘Xhorxh Uashingtoni’ i Kosovës, gjykohet tanimë nga një gjykatë e veçantë e ngritur dhe e themeluar nga bota demokratike, por e mbështetur në një raport të vitit 2019 të KiE-së, i cili në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga përfaqësuesit e Vladimir Putinit në Asamblenë e Këshillit të Europës”.
“Akuza tërësisht të pabazuara të trafikimit të organeve njerëzore u ngritën atëherë si pikënisja e një fushate kriminale njollosjeje të Shqipërisë dhe Kosovës. KiE ka detyrimin të korrigjojë çdo gabim dhe në këtë rast duhet të hapë rrugën të tërheqë mbrapsht të raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë të trafikut të organeve”, tha Edi Rama.
Rama ironizoi KiE se në mënyrë mbreslenëse mban të punësuar qindra rusë  edhe pse e ka prejashtuar Rusinë. Shqipëria sipas tij që nga vdekja e Stalinit ka ndërprerë marrëdhëniet me Moskën ndërsa popullariteti i Putin mes shqiptarëve është më pak se 1 përqind.
Në datë 25 janar të vitit 2011 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi me 166 vota pro dhe vetëm 8 kundër, rezolutën me të cilën kërkoi hetime për trafikimin e organeve në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, bazuar në raportin e tij senatorit zvicëran, Dick Marty. Mbi bazën e këtij raporti dhe rezolutës së KiE u themelua gjykata speciale e Kosoves në Hagë ku krahas Hashim Thaçit po gjykohen për krime lufte edhe ish udhëheqësit e tjerë të UÇK-së Kadri, Veseli, Jakup Krasniqi .
Klan News
Lexo gjithashtu
Total
0
Share