Rama: Mbajtja e 3 policëve të Kosovës nga Serbia, lajthitje shtetërore. Pa u liruar ata nuk ka plan de-eskalimi

Kryeministri Edi Rama ka bërë edhe njëherë thirrje që Serbia të lirojë 3 policët e Kosovës që i mban të arrestuar prej disa ditësh.

Në një konferencë shtypi nga Kryeministria, Rama e konsideron të papranueshme këtë ngjarje dhe lajthitje shtetërore.

Kryeministri shqiptar thotë se nuk mund të ketë asnjë plan për de-eskalimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë, pa liruar më parë policët Beogradi zyrtar.

“Mbajtja e tyre me ditë të tëra në burg është pajustifikueshme dhe e papranueshme. Ndërsa përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pa asnjë të drejtë të 3 policëve të huaj për arrestimet në veri të individëve të caktuar të minirotetit serb nga forcat policore të Kosovës është tejet shqetësuese sepse shtete demokratike nuk i përgjigjen kurrë në mënyrë simetrike shkeljeve të pretenduara.

Nëse Serbia ka pretendime për arrestime arbitrare në veri, këto pretendime nuk argumentohen duke mbajtur peng 3 policë shqiqtarë në Serbi por duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar, EULEX-i, KFOR-in dhe mbi të gjitha duke vepruar konkretisht aty ku është edhe origjina e kësaj problematike që është marrëdhënia e cila duhet normalizuar, që është marrëveshja që duhet finalizuar.

Unë sot e përsëris apelin për lirimin e menjëhershëm pa kushte, pa nëse, të tre efektivëve të Policisë së Kosovës jo vetëm sepse kjo është shkelje e të drejtave të njeriut por sepse pa u kthyer në shtëpi ata 3 burra nuk ka asnjë hapësirë për të lëvizur me planin e de-eskalimit”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share