Rama lobon në Pragë për negociatat – Në shtator pritet të nis shqyrtimi i Kapitujve të parë

Kryeministri Edi Rama do të jetë këtë në fundjavë në Pragë ne konferencen e lidereve evropiane ne perpjekjen e rradhes per te lobuar per nisjen e shqyrtimit te kapitujve te negociatave me BE-ne. Burime te mireinformuara diplomatike ne Bruksel flasin per nje relaksim te marredhenieve me Athinen e cila deri tani mban te bllokuar kete vendimarrje. Ekziston pritshmëria thuhet ne qarqet diplomatike evropiane që Shqipëria të fillojë de facto bisedimet e pranimit këtë vjeshtë, duke u shkëputur përfundimisht nga Maqedonia e Veriut pasi Shkupi ende nuk e ka ndryshuar kushtetutën e tij për të reflektuar kërkesat e vendosura nga shteti anëtar Bullgaria. Pak presin që Maqedonia e Veriut ta menaxhojë këtë marredhenie me sukses këtë vit kur ne Sofje vijon destabiliteti politik me ndryshimin e qeverive njera pas tjetres.

Ne Prage fjalimin kryesor do ta kete shefja e rizgjedhur e KE Ursula Von Der Leyen e cila ka kundershtuar vendosjen e vitit 2030 si afat per anetaresimin e shteteve te reja.

Është pothuajse e pamundur të hamendësohet saktësisht koha se kur mund të shtohet ndonjë vend i ri anetar në BE, por përpjekja e fundit e nivelit të lartë për të promovuar një kornizë kohore erdhi nga presidenti në largim i Këshillit Evropian Michel kur vitin e kaluar ai sfidoi lideret e BE-së duke u kerkuar që të jetë gati për zgjerim deri në vitin 2030. Kjo datë duket ambicioze, pasi asnjë vend kandidat nuk eshte afër anëtarësimit me prejashtim te Malit te Zi qe mund te mbyl shqyrtimin e kapitujve ne vitin 2026 dhe synon anetaresimin ne vitin 2028. E vetmja shprese e qeverive ballkanike per nje hyrje te pershpejtuar ne BE mbetet nje vendimarrje politike e shteteve anetare qe do te mbyllnin nje sy perballe mos permbushjes se kritereve te anetaresimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share