Kryeministri Edi Rama, ka thënë se Shqipëria do ta mbështes fuqimisht Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore, ndërsa do të vazhdojë të luaj rolin e saj në promovimin e paqes.
Ai madje edhe ka paralajmëruar vizitë në Prishtinë, lidhur me këtë çështje, ndërsa dhe konfirmon propozimin e tij se draft-statuti është dokument i BE-së, transmeton klankosova.tv.
”Nuk mund të jem më krenare për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë në vazhdim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i AKS-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është një draft i BE-së”.
”Shqipëria do ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve në fqinjësinë tonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”.