Rama konferencë me komisionerin për Zgjerim të BE-së: Do të vazhdojmë njësoj sikur negociatat të ishin hapur

Kryeministri Edi Rama ka kryer një inspektim në bypass-in e Vlorës së bashku me Komisionerin për Zgjerim të BE-së Olivér Várhelyi. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama është ndalur dhe tek çështja e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Edi Rama: Sot, është një ditë shumë e bukur këtu dhe kënaqësi e jashtëzakoshme të ngjitesh për të shijuar këtë panoramë të Vlorës dhe të gjirit të Vlorës, por është dhe një ditë ku komisoneri do të mund të na thotë diçka më shumë lidhur me atë që ne presim dhe që është fillimi formal i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjërat i kemi thënë. Aktualisht Parlamenti i RMV është i mbledhur me shpresë për të miratuar në fund të një debati tejet të politizuar, me atë që quhet propozimi i fundit francez. Shqipëria nuk ka asgjë të bëjë më shumë sesa të presë dhe mundësisht të shohim dritën jeshile të ndezuar një orë e më parë.

Do të përsërisim të njëjtën gjë që pavarësisht aspektit formal, ne do të vazhdojmë përditë njësoj sikur negociata të ishin hapur që atëherë kur duhet të ishin hapur me investimet, me financimet falë dhe planit ekonomik të investimeve nën kujdesin e Olivér Várhelyi dhe me punën e përbashkët me qeverinë holandeze për të siguruar që të kemi propozime konkrete në Samitin e Pragës në Tetor se si mundet që të përputhehen në hapa konkretë që nuk e ndryshojnë dhe as e zëvendësojnë procesin e hedhjes së hapave për në BE, por që e përshpejtojnë përfshirjen e Shqipërisë në gjirin e Europës së Bashkuar. Po ju presim me një super diell në super gjirin e Vlorës dhe me bindjes se ju do ta shijoni këtë kënaqësi këtë që është Vlora./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share