Rama: KFOR të marrë nën kontroll veriun Kosovës

Kryeministri Edi Rama tha këtë të enjte se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.

“Nëse kohë përpara këtyre zhvillimeve kaq dramatike e kam thënë dhe kërkuar disa herë publikisht se formati i dialogut të normalizimit duhej ngritur në planin e një konference. Ndërsa përfaqësimi i BE dhe i komunitetit euroatlantik në dialog duhej ngritur edhe ai në nivelin më të lartë me Francën dhe Gjermaninë në Konferencë si bashkëautore të këtij plani, sot besoj është e qartë që formati i Brukselit, nuk ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. Kjo besoj minimalisht është e qartë.

Nga ana tjetër dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë larg dhe mund të shkojnë shpejt. Ndaj jo vetëm niveli i përfaqësimit të komunitetit euroatlantik duhet ngritur larg dhe duhet ngritur shpejt, por duhet pasur parasysh që kjo të bëhet se përndryshe bashkë me stokun e gjithë atyre marrëveshjeve përgjithësisht të pazbatuara, vonesa në hedhjen e këtij hapi mund të sjellë dhe një stok viktimash të një konflikti të armatosur Për të parandaluar këtë konflikt, KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Është një propozim që e kam bërë më parë, edhe në Samitin e NATO-s”, u shpreh Rama./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share