Nga Prishtina ku zhvillohet mbledhja e 8 mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës, Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhënien mes tij dhe Kryeministrit Albin Kurti.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se mes tij dhe homologut Kurti nuk ka asnjë çështje të hapur.
“Ishte një qen aty që lehte përpara se të fillonin himnet, mirëpo pas fillimit të himneve dhe qeni nuk lehu më çka mbase jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë të fusin vazhdimisht xixa mes nesh dhe kërkojnë të shikojnë me patjetër çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu.
Nuk ka të tilla, sepse ne jemi shumë të hapur dhe çështjet për të cilat s’merremi vesh kemi kënaqësinë e madhe t’i ndajmë duke u marrë vesh të mos merremi vesh. Kështu që me të falas përkatëse për qenin unë e konsideroj të hapur këtë mbledhje”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al