Qeveria ka nisur një procces për përshpejtimin dhe monitorimin e legalizimeve të banesave të ndërtuara pa leje. Gjatë takimit me kryetarët e bashkive kryeministri Edi Rama foli edhe për mbarëvajtjen e turizmit, ndërkohë që e cilësojë sulm të organizuar atë që po ndodh në rrjete sociale për plazhet bosh. rritjen abusive të ccmimeve sidomos në jug të vendit e cilësojë si një vetëvrasje.
Sulm të organizuar e quajti kryeminsitri Edi Rama atë që po ndodh në rrjete sociale për të treguar plazhe bosh.
“Sulm i organizuar per te sulmuar turizmin, faktet janë në terren.. fakt sistemet tona të sigurisë kanë ngritur alert.. shumë profile fallco për këtë sulem kibernetike”, tha Rama.
Sipas Ramës shifrat e hyrjeve të turistëve tregojnë të kundërtën, duke e renditur shqipërinë në vend të parë.
“Komisioni europian i udhëtimeve e nxori 86% rritje të fluksit të turistëve…”, deklaroi Rama.
Gjatë takimit me kryetarët e bashkisë, ai nuk nuk la pa përmendur edhe rritjen abuzsive te ccmimeve në jug të vendit, duke thënë se do të kthehet në bumerang.
“Qeveria nuk vendos ccmimet.Vlora molla e sherrit, do bien te gropa e gjoksit të tyre”, tha Rama.
Nga ana tjetër ai tha se është e pavërëtet që braktisje të turistëve nga Kosova, duke dhënë shifrat e fundit të flukseve hyrëse.
“Kosova 1.7 mln deri më tani..rritje italianët turqit…”, deklaroi Rama.
Në lidhje me legalizimet, kryeministri Edi Rama tha se me ndryshimet që janë bërë bashkitë do të përfshihen në proces duke ngritur zyra në ccdo bashki dhe prioritet duhet të jepet objekteve të banimit.
“Procesi do të udhëhiqet prej jush me një staf të dedikuar deri në shtator…platformë punë digjitale. Në tërësi në mbarë vendin janë 237 mijë dosje legalimi, kryesisht banim dhe objekte miks”, përfundoi Rama.