Rama: Irani sulmon sistemin TIMS

KRYEMINISTRI: PO PUNOHET PËR T`I BËRË TË PADEPËRTUESHËM SISTEMET DIXHITALE

Në një postim në Tuitter, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme sistemi TIMS ka pësuar një tjetër sulm kibernetik. Sulmi ka ardhur nga Irani. Kreu i qeverisë thotë se po punohet për t’i bërë të padepërtueshme sistemet dixhitale.

Një tjetër sulm kibernetik ndaj Shqipërisë nga shteti i Iranit. Këtë herë në shenjestër ka qenë sistemi TIMS.

Ky është imazhi i shfaqur në kompjuterat e policisë kufitare dhe jo vetëm pas ndërhyrjeve nga hakerat mbrëmjen e së premtes. Ndërsa më pas është shfaqur një tjetër pamje e soiguruar nga Klan Neës, shoqëruar edhe me këtë mesazh.

“Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës dhe kjo lojë do të vazhdojë”

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sulmin dhe tha se qeveria po merr masa që sistemet dixhitale të jenë të padepërtueshme.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”.

Ndërkohë, problematika në sistemin TIMS janë shfaqur që prej mbrëmjes së të premtes. Rrjeti i Policise se Shqiperise ka rënë dhe në Pikat e Kalimit Kufitar te Kakavijes nuk punon sistemi. Ne Kakavije nuk kalon dot me sistemin TIMS. Policia ka nxjerre rregjistrat dhe punon manualisht. Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka patur radhë të gjata.

Ky eshte mesazhi dhe imazhi qe shfaqet në kompjuterat e policise kufitare dhe jo vetëm pas nderhyrjeve nga hakerat. Sistemi vijon te jete I bllokuar dhe nuk kryhet asnjë veprim ne kompjutera. Sot veprimet po kryhen ne mënyre manuale nga efektivet per shkak te prishjes se sistemit. Sipas burimeve është I gjithe sistemi I policisë qe ka rene jo vetëm TIMS.

urime zyrtare nga policia shqiptare i thanë Zërit të Amerikës se “bëhet fjalë për një sulm masiv, i ngjashëm me atë të 15 korrikut”, që goditi të gjithë strukturën e sistemeve qeveritare të informacionit. Të njejtat burime shpjeguan se sulmi është vënë re shpejt, dhe se autoritetet menjëherë kanë fikur sistemin për të shmangur dëmet e mundshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share