Rama: Irani sulmon kibernetikisht sistemin TIMS

Në një postim në Twitter, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme sistemi TIMS ka pësuar një tjetër sulm kibernetik. Sulmi ka ardhur nga Irani. Ndërkohë kryeministri thotë se po punohet për t’i bërë të padepërtueshme sistemet dixhitale.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share