Rama i ulet në gjunjë Melonit dhe e përqafon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga dje ndodhet në Baku të Azerbajxhanit, ku po merr pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Gjatë vizitës në Baku, ai ka takuar edhe homologen e tij italiane, Georgia Melonin.

Në shenjë humori, Rama është ulur në gjunjë kur është afruar Meloni dhe më pas mes të qeshurash janë përqafuar.

E gjithë skena vjen pasi gjykatat në Itali në dy raste kanë kthyer mbrapsht emigrantët që duhet të strehoheshin në Shqipëri sipas marrëveshjes mes dy kryeministrave, raporton Noa.al, përcjell Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share