Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur sërish rreth raportit të tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Në intervistën për Klan Kosov, kreu i qeverisë shqiptare tha i shkruan homologut të tij në WhatsApp, por ai rrallë i kthen përgjigjie.
“Unë s’kam ardhur të bëj debat me Albinin, se debatet me Albinin i zhvilloj në WhatsApp. Debatet, unë flas, ai dëgjon”, tha Rama.
“Rrallë ma kthen, por s’ka lidhje është çështje komunikimi ose vazhdimisht e përsërit mesazhin e tij. Është njësoj sikur i shkruan televizorit dhe televizori kthen përgjigjie, është interesant.”, theksoi ai.
Kryeministri shqiptar ka kërkuar që të organizohet një konferencë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Një konferencë për mua, ku mbyllen dhe të mos dalin pa e mbaruar të gjithën”, theksoi kryeministri shqiptar në Klan Kosova.