Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë që sot dënoi deklaratat që kreu i qeverisë shqiptare bëri në Forumin e Bledit dy ditë më parë në lidhje me negociatat e Shqipërisë.
“Ndoshta dikush mund të ndihmojë me përkthimin miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare për përgjigjen time në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata. Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në Qershor. Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot se sa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik në Bled nuk mund ta marr si një kompliment për forumin dhe panelin, përfshirë dhe veten time. Seriozisht, kjo është e pamerituar”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
Ministria e Jashtme bullgare i konsideron të rreme deklaratat e Ramës se Bullgaria bllokoi për 8 vite hapjen e negociatave për Shqipërinë. E pikërisht për këtë pjesë, Kryeministri Edi Rama sqaron se ky është keqkuptim në përkthim. /tvklan.al