Rama: Gjak, sfilitje, lot dhe djersë i gjithë rrugëtimi dhe vrapimi i Luiza Gegës

Luiza Gega, kampionia e Europës në garën e 3 mijë metrave me pengesa, u prit me nderime dhe ceremoni të veçantë në Kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Kryeministri e cilësoi të gjithë mundin e Luiza Gegës deri në fitoren e saj me 4 fjalët e Ëinston Churchil, ish-Kryeministër i Britanisë së Madhe.

E këto fjalë janë gjak, sfilitje, lot dhe djersë.

“Shteti ka kohë që e ka pranuar që e ka humbur rivalitetin me sportin. Kujtoni një fjalë të famshme të një shtetari shumë të shquar, Ëinston Churchil, kur i thoshin cili është sporti yt i preferuar, ai thoshte sport jo, kurrë. Sepse ishte një atlet i uiskit dhe puros por ndihej shumë i sfiduar nga sporti. Kështu e parapëlqente ta asgjësonte me shpoti. Ka diçka që bashkon emrin e tij me triumfin e Luizës. Janë 4 fjalë të cilat ai i përdori duke i bërë homazhin më të madh vetë sportit kur i ngriti në këmbë gjithë britanikët në luftë me një recetë mahnitëse që i ka mbetur historisë të fitores mbi nazizmin dhe u tha nuk kam asgjë për t’ju ofruar veç sfilitje, gjak, lot dhe djersë.

Nëse e shohim të gjithë rrugëtimin dhe vrapimin e Luizës deri kur ka zbritur në pistë për ato më pak se 10 minuta, ato janë hapa të pafundëm sfilitje, gjaku, lotësh dhe djerse. Me këto 4 fjalë të kthyera në një mënyrë të jetuari Luiza i ka dhënë sportit dhe Shqipërisë letra të reja fisnikërie. Sipërmarrja e saj është marramendëse. Kur flasim dhe mendojmë që çfarë i dhuroi Luiza Shqipërisë, imazhin e një Shqipërie që ia del me kokën lart mes gjithë të tjerëve. E pamundur të mos e imagjinojmë se çfarë do të thotë kjo dhe të mos e shohim diferencën abisale mes këtyre 4 fjalëve kaq të thjeshta dhe kaq të rënda dhe 400 milionë fjalëve të tjera të kota që konsumohen përditë dhe nuk prodhojnë asgjë”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share