Rama: Gati ta mbështetim Ukrainën me zemër deri në fund

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në edicionin e 17-të Forumit Strategjik të Bledit 2022 që mbahet në Slloveni, u ndal tek lufta në Ukrainë për të cilën tha se duket se do të jetë e gjatë.

Megjithatë kryeministri shqiptar tha se Shqipëria është gati ta ndihmojë Ukrainën me gjithçka mundet.

“Jemi gati me zëmër të mbështesim Ukrainën deri në fund. Gjithçka mund të bënim e kemi bërë, do të vazhdojmë ta bëjmë, por nuk jam i sigurt që Shqipëria mund ta bëjë Ukrainën të fitojë luftën, dyshoj për këtë”.

Sa i takon sanksioneve ndaj Rusisë, Rama theksoi se vendi ynë është harmonizuar qysh prej ditës së parë me politikën e jashtë të BE.

“Duhet të them se pikësëpari, Shqipëria është unike edhe këtu, ne nuk kemi nevojë për gazin rus. Kjo është edhe arsyeja se përse mund të reagojmë ndaj saj”, shtoi ai më tej.

Rama nuk la pa përmendur edhe masat e marra nga qeveria shqiptare, për të mos rritur çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël, e ndërkohë sipas tij, jemi vendi me inflacionin më të ulët në rajon./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share