Mëngjesin e kësaj të Hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me fjalët më të mira për kuqezinjtë, pas sfidës së tyre me Poloninë.
Përmes një postimi në Facebook-un e tij, Rama shkruan se lojtarët e kombëtares dhuruan një gëzim të madh për të gjithë shqiptarët, me dy golat.
“Mirëmëngjes dhe me dy eurogolat e një mbrëmjeje të paharrueshme në Air Albania Stadium, ku kuqezinjtë i dhuruan të gjithë shqiptarëve një gëzim të madh me fitoren që i nxorri në krye të grupit si asnjëherë më parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Me fitoren 2-0 ndaj Polonisë, tashmë Shqipëria udhëheq Grupin E./tvklan.al