Shqipëria do të blejë nga Turqia dronë të armatosur Bayraktar. Këtë e ka konfirmuar Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin Opinion me gazetarin Blendi Fevziu nga Nju Jorku.
Rama tha se Shqipëria do të marrë 6 dronë ushtarakë të armatosur të cilët do të përdoren edhe për qëllime të tjera civile në vendin tonë.
Kryeministri Rama: Ne kemi biseduar për domosdoshmërinë e dronëve dhe jemi në procesin e përfundimit të marrëveshjes për të marrë edhe ne dronët Bayraktar, të cilët…
Blendi Fevziu: Me apo pa armatime?
Kryeministri Rama: … të cilët duke parë dhe rrjedhën e ngjarjeve do t’i marrim të armatosur.
Blendi Fevziu: Do t’i paguajë Shqipëria këto?
Kryeministri Rama: Po patjetër.
Blendi Fevziu: Janë të shtrenjtë?
Kryeministri Rama: Për qëllimet që kemi dhe për shërbimin që do të na bëjnë janë absolutisht me çmim të arsyeshëm.
Blendi Fevziu: Dhe sa dronë Bayraktar do marrë Shqipëria?
Kryeministri Rama: Ata janë me pako, janë dy plus dy që do të thotë 6.
Blendi Fevziu: Pra do keni 6 dronë të armatosur që do jenë në funksion të forcave ushtarake shqiptare?
Kryeministri Rama: Dhe do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrollin e territorit, për ndërtimet pa leje.
/tvklan.al