Rama dhe Borell: Zgjidhje urgjente për Kosovën

KRYEMINISTRI: PO PUNOJME ME BE PER MOS TE LEJUAR DEMTIMIN E RAJONIT

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, kryeministri Rama zhvilloi një takim me përfaqësuesin për politikën e jashtme Josep Borrell. Në një konferencë të përbashkët Borrell foli për rëndësinë e një zgjidhje urgjente për Kosovën ndërsa kryeministri Rama shprehu gatishmërinë për të punuar me BE për mbrojtjen e rajonit.

Një zgjidhje urgjente për Kosovën, ka qenë thirrja e përbashkët e përfaqësuesit të politikës së jashtme të BE, Jospeh Borrell dhe kryeministrit Edi Rama, gjatë një konferencë për mediat, pas takimit kokë më kokë në Bruksel.

“Dje në Luksemburg kam bërë të qartë që palët duhet të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojnë udhërryfyesin që është vënë në tavolinë. Kjo situatë kërkon që ne të marrim masa në mënyrë të shpejtë dhe urgjente. Shtetet anëtare e kanë humbur durimin nga kjo situatë që po përkeqësohet cdo ditë e më tepër” – tha Jospeh Borrell.

“Ka të bëjë më gjithë stabilitetin e rajonit dhe veçanërisht me ecurinë rajonale, jemi pjesë e një rajoni që ka vuajtur shumë në të kaluarën. Nuk mund të ketë një tjetër dizavantazh dhe në këtë rajon ngjarje janë të ndërlidhura ngushtësisht me njëra tjetrën dhe ne nuk mund të bëjmë vetëm detyrat tona të shtëpisë pa parë se çfarë bëhet me shtet tona fqinje” – deklaroi Edi Rama.

Kryeministri Rama shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me BE në mënyrë që rajoni mos ketë asnjë pasojë.

“Jemi të angazhuar që të punojmë me gjithë aleatët tanë. Kemi shumë gjëra për të bërë. Kemi bërë shumë gjëra me procesin e Berlinit dhe nuk mund ta lëmë që e gjitha kjo kështjella të shembet nga një zhvillim kaq absurd që bazohet në pretendime kaq absurde” – tha Rama.

Dita e dytë e vizitës zyrtare në Bruksel, pasoi me një takim edhe me Presidenten e KE-së Ursula Von der Leyen. Disa detaje rreth takimit i ka zbardhur kryeministri Rama, ku nuk ka munguar cështja e Kosovës si dhe plani i ri mbështetjes finaciare dhe rritjes eknomike të Ballkanit Perëndimor.

Një ditë më parë kryeministri Rama takoi presidentin e Këshillit të Europës Charles Michel, në kuadër të përpjekjeve për të shkuar sa më shpejt drejt një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit. Të gjithë zyrtarëve të lartë të BE, kryeministri Rama u ka propozuar idenë e tij për të realizuar një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin te gjitha pikat e marrëveshjes së normalizimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share