Rama dërgon në Presidencë propozimet për ndryshimet në qeveri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dërguar në Presidencë propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Në bazë të Kushtetutës, kreu i shtetit ka 7 ditë kohë për t’u shprehur dhe për të dekretuar ministrat e rinj.

Bëhet me dije se më datat 6-8 shtator, Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Kazakistan për një vizitë shtetërore.

Kujtojmë se gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, më 4 shtator, Rama prezantoi dhe ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Nga ndryshimet e bëra  u prekën 6 ministri, ndërkohë që u shkri Ministria për Standardet dhe Shërbimet, raporton “Euronews Albania”.

Sakaq u shtua një tjetër ministri pa protofol, Ministria e Pushtetit Vendor, e cila do të drejtohet nga Arbian Mazniku.

Shefi i qeverisë së Shqipërisë bëri me dije se posti i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’i besohet Igli Hasanit.

Sakaq Ogerta Manastirliu është larguar nga Ministria e Shëndetësisë dhe është emëruar si Ministre e Arsimit dhe Sportit.

Ministrja Delina Ibrahimaj është zhvendosur nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë është emëruar Ervin Meta.

Deputetes së PS Anila Debaj i është besuar posti i Ministrisë së Bujqësisë, e cila do të zëvendësojë ish-ministren Frida Krifca.

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është emëruar Albana Koçiu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share